Berisha vendimtar, portieri i Kombëtares në formacionin e javës

Updated: 21:13 - Shtator 12, 2017

Etrit Berisha rigjeti portën e skuadrës tonë përfaqësuese në dy takimet ndaj Lichtensteinit dhe Maqedonisë, duke qënë në disa momente vendimtar kundër ekipit maqedonas, pavarësisht se nuk u shfaq ndoshta në maksuimumin e tij.

Gjithsesi portieri kuqezi ka hyrë në rrjedhën e një formë pozitive dhe këtë e dëshmoi të dielën në drekë, ku ishte vendimtar për Atalantën në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos.

Paraqitja e 28 vjeçarit ka fituar edhe vlerësimet e mediave në Itali. Më konkretisht portali i njohur “tuttomercatoweb” e ka rreshtuar gardianin e kombëtares shqiptare në formacionin më të mirë të javës së 3-të në Serinë A.

“Berisha bëri gjithcka mirë për ti dhuruar fitoren e parë Atalantës” shkruan “tuttomercatoweb”. Në sfidën ndaj Sassuolos portieri nga Prishtina u ngjit në piedestal pikërisht në momentin kryesor të takimit, atëherë kur rezultati ishte 2-1 për “ziklatërit”. Berisha ndali fillimisht tentativën nga fare pranë të Ragusës.

Më pas numri 1 i skuadrës së Gasperinit devijoi mjaft mirë edhe goditjen me kokë të Acerbit. Nota e vendosur nga portali në fjalë për gardianin kuqezi ishte 7, një vlerësim vërtetë i lartë. Ndërkohë që futbollisti më i mirë i javës me notën 8.5 u cilësua Ciro Immobile, autor i tre golave në fitoren 4-1 të Lazios kudnër Milanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *