Berisha, portieri më i mirë në Itali dhe i pesti në Europë

Updated: 15:58 - Maj 16, 2017

“Observatorio Internacional del Fútbol” (CIES) ka zbuluar formacionin më të mirë të sezonit në kontinentin evropian.

Në këtë formacion bëjnë pjesë emra të njohur botëror duke filluar që nga porta në të cilën gjendet portieri gjerman, Manuel Neuer(Bayern). Mbrojtja formohet nga katërshja Bruno Peres(Roma), Javi Martinez(Bayern), Matt Hummels(Bayern) dhe Alex Sandro(Juventus). Në mesfushë gjendet treshja Thiago Alcantara(Bayern), Naby Keita(Leipzig) dhe Paul Pogba(Man United). 11-shja më e mirë kompletohet nga treshja e sulmit e përbërë nga Cristiano Ronaldo(Real Madrid), Lionel Messi(Barcelona) dhe Dier Mertens(Napoli).

Por përvec formacionit më të mirë, CIES nuk ka lënë pa vlerësuar dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha duke e cilësuar si një prej portierëve më të mirë në qarkullim.

Gardiani i Atalantës ka qenë një ndër më të spikaturit në këtë sezon dhe rezulton të jetë portieri më i mirë i Serisë A, sipas studimit që ka marrë për bazë të dhënat statistikore të 5 kampionateve më të forta (La Liga, Premier Liga, Bundesliga, Seria A, Liga 1).

Berisha vlerësohet me notën e përgjithshme 81,5 , duke qenë i pesti në listën e përgjithshme të portierëve të këtyre 5 kampionateve.

Berisha ndan këtë pozicion me Mark Andre Ter Stegen të Barcelonës dhe Jan Oblak të Atletico Madrid, ndërsa ka lënë pas kapitenin e Juventusit, Gigi Buffon.
Ja lista e plotë e portierëve:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *