Bayern- Real, Zidane: Me Ancelottin, një përballje speciale

Updated: 16:18 - Mars 17, 2017

Shorti i cerekfinaleve të Champions League përballi sot skuadrën e Realit të Madridit me Bayernin e Munich.

Kjo “finale e parakohshme” do të jetë edhe mes Carlo Ancelottit në njërën anë dhe Zinedine Zidanes në anën tjetër.

Numri një i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për këtë përballje mes dy skuadrave.

“Bayerni është një skuadër e madhe dhe e mirë. Nuk ka ndeshje të lehtë, kemi përballë një rival të vështirë por ky është shorti dhe duhet pranuar”, deklaroi Zizu.

Më tej tekniku francez ka folur edhe për Carlo Ancelottin pasi ishte ndihmës i tij në Real Madrid.

“Kam mësuar shumë nga Carlo. Ai është një person i mirë dhe të gjithë e dimë se çfarë ka bërë këtu. Do të jetë një përballje speciale me të”, u shpreh Zidane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *