Bayern fiton “klasiken” ndaj Dortmund, nis arratisjen në Bundesliga

Updated: 20:38 - Nëntor 4, 2017

Bayern Munchen ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Dortmundit. Të besuarit e Jupp Heynckes fituan me rezultatin 3-1 duke nisur kështu arratinë drejt titullit kampion.

Arjen Robben kaloi në avantazh Bayern Munich, pas 17 minutash lojë, me golin e shënuar në mënyrën më tipike nga sulmuesi holandezi, me goditjen e tij me të majtën në trekëndësishin e portës. Ky ishte goli i 11-të për të kundër Dortmund, në të gjitha veprimtaritë.

Tetë minuta para fundit të pjesës së parë, bavarezët shënuan sërish. Robert Lewandowski e goditi topin me finte, pas krosimit të Kimmich dhe shënoi golin e dytë për miqtë.

Në minutën e 67-të, David Alaba i mbylli llogaritë me golin e tretë për ekipin e drejtuar nga Jupp Heynckes. Golin e nderit për Dortmundin e shënoi Bartra.

Pas kësaj fitore, Bajerni kryeson me 26 pikë, 4 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *