Barcelona kërkon Coutinhon, Liverpool i vendosur për të mos e shitur

Updated: 16:54 - Gusht 9, 2017

Ofertat “faraonike” nuk e tundojnë Liverpool-in për talentin Philippe Coutinho. Pavarësisht se Barcelona po e kërkon me ngulm brazilianin si zëvendësues të Neymar, i cili u transferua tek PSG për 222 milionë euro, të kuqtë nuk duan ta shesin atë.

Liverpool u ka bërë me dije drejtuesve të Barcelonës se Philippe Coutinho është i paprekshëm dhe nuk pranon negociata.

Madje, udhëheqësit e Liverpoolit nuk kanë pranuar që të takohen me zyrtarët e Barcelonës për të biseduar për transferimin e mundshëm të Coutinhos në Camp Nou, shkruan Goal.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *