Sot luhet supersfida Barcelona-Juventus

Updated: 11:43 - Shtator 12, 2017

Sonte në mbrëmje rikthehen emocionet e UEFA Chempions League,me disa ndeshje interesante ku spikat supersfida Barcelona-Juventus.

“Katalanasit” do te presin ne stadiumin”Kamp Nou” Juventusin. Te dy ekipet e kanë nisur mbarë sezonin në kampionatet respektvie.

Barcelona vjen në këtë sfidë me misionin e 3 pikëve për tu hakmarrë disi nga eliminimi i një sezoni më parë nga “bardhë e zinjtë”.

 Ndërsa Juventusi udhëton në këtë transfertë me disa mungesa te rëndësishme si mbrojtësi Kielini por edhe mesfushoret  Markizio e Kehdira.

Për trajnerin e Barcelonës Ernesto Valverte rikthehet sulmuesi uruguarjan Luis Suarez.

Të gjithë sytë janë nga dyshja argjentinase e numrave 10 mes mesit dhe Dy Bales. Njeri ka eksperincen mbi supe ndërsa tjetri freskinë fizike dhe etjen për trofe.

Sfida që starton sonte në oren 20:45 pritet të jetë spektakolare për sa kohë është nje finale e parakohshme dhe luajne disa nga lojtaret më të mirë në glob.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *