Barcelona – Juventus, ja karikatura e ditës

Updated: 18:05 - Prill 20, 2017

Skuadra e Juventusit arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pas barazimit 0-0 që arriti mbrëmë ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Messi me shokët e kishte të pamundur për të depërtuar në “fortesën” e Juventusit e cila momentalisht ka mbrojtjen më të fortë në Europë.

Agjencia e lajmeve “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhe kryesore janë “MSN”-ja e Barcelonës dhe reparti difensiv i Juventusit.

Gianluigi Buffon shkrep aparatin për të nxjerrë fotografi Georgio Chiellini dhe Leonardo Bonuccin të cilët kanë peshkuar Messin-Suarez dhe Neymarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *