Barcelona bën detyrën, fitore “hakmarrëse” ndaj Juventusit

Updated: 22:43 - Shtator 12, 2017

Barcelona është hakmarrë në një farë mënyre ndaj Juventus duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e thellë 3-0, një fitore kjo që nxjerr inatin e sezonit të kaluar, ku “Zonja e Vjetër” eliminoi katalanasit në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Loja ishte e balancuar deri në fundit e pjesës së parë, ku ylli argjentinas Lionel Messi arriti të thyente mbrojtjen e Juventusit duke mposhtur Buffon. Pjesa e parë mbyllet 1-0.

Vendasit luajtën shumë më mirë në gjysmën e dytë, në të cilën arritën t’i shënojnë dy gola. Messi vazhdoi të ishte lojtari kryesor në këtë takim, pasi nga një tjetër aksion i tij u shënua edhe goli i dytë. Golashënues ishte Ivan Rakitic, i cili e priti një top të kthyer për të realizuar (56’).

Super Leo Messi vazhdoi të ishte rreziku kryesor kundrejt portës së Gigi Buffon, të cilin e ndëshkoi sërish. Argjentinasi pranoi një top nga Andres Iniesta, krijoi hapësirë dhe goditi për të realizuar një gol të bukur që ishte goli i dytë personal në këtë takim.

Në këtë mënyrë, Barcelona arkëtoi tre pikë të plota në xhiron e parë të fazës grupore, ndërsa Juventusi do t’i kërkojë pikët e para në ndeshjet e radhës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *