Barça ofertë për Dembele, Dortmund: Vlen më shumë se 100 mln euro

Updated: 15:42 - Gusht 7, 2017

Barcelona është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Neymar, i cili u transferua tek PSG për shumën rekord prej 222 milionë euro. Katalanasit kanë disa emra në listën e tyre, nga ku mund të përmendim talentin francez të Dortmund, Ousmanne Dembele.

Barca ka bërë ofertë e parë për anësorin 20 vjecar. 70 milionë Euro plus bonuset ka vendosur në pjatë klubi katalanas por verdhezinjtë duke pasur parasysh edhe faktin që Barça ka plot 222 milionë Euro për të shpenzuar në merkato, e kanë refuzuar menjëherë ofertën.

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans Joachim Watzke ka deklaruar se Dembele vlen më shumë se 100 milionë Euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *