Barca – Juve, Allegri: Do të luajmë për të shënuar

Updated: 09:13 - Prill 16, 2017

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij në lidhje me ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë kundër Barcelonës për ndeshjen e kthimit në fazën e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Allegri është shprehur se në “Camp Nou”, bardhezinjtë nuk do të “parkojnë autobusin” para porte por do mundohen të shënojnë të paktën 2 gola.

“Në Barcelonë duhet të jemi edhe më agresivë se në Torino. Duhet të kemi kurajë, të jemi të kthjellët dhe të luajmë për të bërë gol. Nuk mund të shkojmë atje dhe të luajmë për 0-0. Objektivi nuk është të shënojmë vetëm një gol, por të paktën 2”, tha Allegri për mikrofonin e “Premium Sport” pas fitores me Pescara-n në kampionat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *