Bakaj tek Kukësi, Arrihet marrëveshja, sulmuesi kalon tek kampionët

Updated: 13:16 - Gusht 9, 2017

Elis Bakaj është përfocimi më i fundit i klubit të Kukësit. Mësohet se pas bisedimeve disa ditore lojtari ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe do të nënshkruajë për një vit me kampionët e Shqipërisë. 30 vjeçari gjysmën e dytë të edicionit të shkuar u aktivizua me Vllazninë e Shkodrës

Kukësi i përgjigjet menjëherë Partizanit. Pasi të kuqtë prezantuan Edgar Çanin, kampionët në fuqi kanë gjetur marrëveshjen për afrimin e Elis Bakajt. Mësohet se pas negociatave të zhvilluara ditët e fundit palët kanë gjetur pikën e përbashkët dhe tashmë pritet vetëm firma mbi kontratë.

Ish lojtari i përfaqësueses shqiptare do të nënshkruaj një marrëveshje 1 vjeçare me kampionët e vendit dhe përveç aspektit financiar një tjetër arsye që e ka bindur 30 vjeçarin të pranojë ofertën është fakti që Kukësi stërvitet në kryeqytet dhe Bakaj mund të qëndrojë pranë familjes.

Me afrimin e tij plotësohet reparti i avancuar i bluve duke llogaritur edhe afrimet e Aliev e Otocan. Elis Bakaj gjysmën e sezonit të shkuar u aktivizua me Vllazninë duke u shndërruar në një pikë referimi për skuadrën shkodrane , megjithëse refuzimi për të luajtur në takimin e fundit ndaj Tiranës krijoi një krisje mes klubit dhe lojtarit.

Në të shkuarën ai ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit, Dinamos e Tiranës në Shqipëri, por gjithashtu ka qënë pjesë e disa skuadrave jashtë vendit si Dinamo e Bukureshtit, Chernomorets, Hapoel Rannana në Izrael ku qëndroi shumë pak si dhe RNK Splitit në Kroaci. Bakaj mund të cilësohet deri më tani si afrimi më cilësor i Kukësit në këtë sesion të merkatos, ku kujtojmë se kampionët humbën shërbimet e golashënuesit më të mirë të sezonit të shkuar Pero Pejicit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *