Atletiko Madrid barazon me Hospitalet por kalon më tej , Ajaksi turpërohet në shtëpi nga Vitesse

Updated: 08:10 - Dhjetor 19, 2014
atletiko

Atletiko Madrid megjithëse nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në “Vicente Calderon” kundër skuadrës së kategorisë së 3-të spanjolle Hospitalet arriti të kalonte më tej në kupën e mbretit pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë. Manzdukic ishte ai që i dha start rrugës së golave në këtë sfidë, por më pas Ruben në pjesën e dytë ekuilibroi gjithçka për skuadrën e Kiko Ramirezit.

Kroati Mandzukic provoi dhe një herë ti rikthente në avantazh “rojiblancot”, por sërish Ruben baraspeshojë shifrat duke i dhuruar skuadrës së tij një rezultat më shumë moral se sa efektiv.

Ndërkohë Malaga realizoi plot 4 herë në portën e Deportivo La Corunas. Galicianët po kalojnë moment të vështira në kampionat dhe këtë e vërtetuan edhe në kupë. Ai që i dha epërsinë “ albi celctëve” ishte Roque Santa Cruz, por më pas Postiga vendosi barazimin momental, megjithatë Recio, edhe një herë Santa Cruz dhe Camacho e fiksuan rezultatin në 4-1. Atlethic Bilbao mposhti jo pa vështirësi skuadrën e divizionit të tretë Alcojano. Sfida e parë në “El Collao” kish përfunduar në barazim 1-1, ndërsa ai që e vendosi takimin e kthimit për baskët ishte Viguera me golin e realizuar në minutën e 38-të.

Ndërsa një surprizë jo e vogël ka ardhur nga kupa e Holandës, aty ku një emër i madh si Ajaksi u shkatërrua në “Amsterdam Arena” nga Vitesse me shifrat e thella 4-0. Ata që e bën të mundur këtë triumf historik për skuadrën nga Arnhem ishin Traore me një dy-golësh Labyad dhe Kazaishvili. Një disfatë e rëndë për skuadrën e Frank De Boer, e cila duke iu referuar përmasave nuk do të harrohet lehtë nga të gjithë tifozët e Ajaksit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *