Arturo Vidal, objektivi primar për Inter

Updated: 08:16 - Korrik 6, 2017

Pas zgjidhjes së problemeve me Fair Play-in financiar, Inter është hedhur në sulm për të transferuar lojtarë për të fuqizuar skuadrën.

Sipas Premium Sport, mesfushori kilian është emri i parë në listën e dëshirave të Luciano Spallettit.

Ylli Bayernit preferohet nga tekniku italian edhe para Radja Nainggolan.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Interit rreth 40 milionë euro, ndërsa lojtari pritet të përfitojë tetë milionë euro në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *