Arsenali në gjurmët e Marco Reus

Updated: 17:39 - Dhjetor 20, 2016
110515-soccer-borussia-dortmund-marco-reus-pi-sw-vresize-1200-675-high-4

Arsenali ende nuk ka gjetur marrëveshjen për rinovimin e kotratës së Ozil dhe Sanchez, nëse nuk konkludohet një akord, atëherë klubi londinez është gati të afrojë mesfushorin ofenisv të Borusias së Dortmundit, Marko Reus. Ky i fundit sapo ka kaluar një periudhë dëmtimesh, por cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë tek verdhezinjtë.

Arsenali është në bisedime me dy prej yjeve të skuadrës për zgjatjen e kontratave respektive. Bëhet fjalë për Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, megjithatë për momentin ende nuk është arritur marrëveshja.

Klubi londinez i ka ofruar tashmë një pagë prej 180 mijë sterlinash në javë, por duket se të dy lojtarët e kanë të qartë se nuk duhet të nënshkruajnë nëse nuk shohin një shifër që i kalon 200 mijë sterlinat në javë.

Akordi aktual i Ozil dhe Sanchez me bardhekuqtë përfundon në vitin 2018. Për këtë arsye drejtuesit e “ Topçinjve” janë vendosur në kërkim të elementëve të vlefshëm që mund të zëvendësojnë dy yjet e skuadrës nëse ata nuk pranojnë të zgjasin kontratat e tyre.

Në skenë ka dalë një prej lojtarëve më cilësore të Borusias së Dortmundit, Marco Reus. Gjermani ka kaluar një kalvar të gjatë dëmtimesh, por përpara kësaj periudhe kishte shfaqur një formë të qëndrueshme duke realizuar më shumë se 20 gola me verdhezinjtë.

Megjithëse 27 vjeçari ka një marrëveshje e cila e lidh me klubin nga Westfallen deri në 2019-ën, Arsenali është gati ti ofrojë një rritje page të ndjeshme për ta bindur lojtarin të kërkojë një transferim në Londër.

Ndërkohë që tek Arsenali ka një tjetër problem përvec Ozil e Sanchez që është kontrata e trajenrit Arsene Wenger e cila përfundon në fund të këtij edicioni. Francezi qëndron në krye të stolit të “topcinjëve” që nga viti 1996.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *