Arsenal, Liverpool e Barcelona, garë për Lemar

Updated: 15:27 - Nëntor 1, 2017

Forma e mirë e treguar në këtë fillim sezoni nga mesfushori me tipare sulmuese të Monakos, Thomas Lemar, e ka kthyer francezin në listën e dëshirave për gjigandë të futbollit europian.

Arsenal e nisi që në merkaton e kësaj vere tratativën për të firmosur me futbollistin, tratativë që dështoj vetëm në fund.

Përveç Wenger, lojtari ka përfunduar dhe në listën e gjatë të Liverpool dhe Barcelonës, me “The Reds” që e shikojnë francezin si zëvendësuesin ideal të Coutinho, me këtë të fundit që shihet gjithnjë e më larg Anfield dhe me “Blaugranët” që kërkojnë një profil që përshtatet me stilin e lojës së Barcelonës.

Nga ana tjetër, Monako pranon vetëm një ofertë që i afrohet 70 mln eurove, shifër që mund të rritet nga interesimi i shumë ekipeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *