Ansi Agolli shpallet lojtari i huaj më i mirë i vitit në Azerbajxhan

Updated: 17:53 - Dhjetor 20, 2016
ansi-agolli-fcgarabagh

Ansi Agolli është vlerësuar edhe një herë për paraqitjet e tij në kampionatin e Azerbajxhanit. Shoqata e gazetarëve sportiv në këtë vend e ka cilësuar mbrojtësin shqiptar si lojtarin më të mirë të huaj për vitin 2016. Hera e dytë që tiranasi vlerësohet me këtë çmim.

Ansi Agolli është një ndër futbollistët më cilësorë të skuadrës tonë përfaqësuese. Kapiteni i kuqezinjve dhe lider i heshtur i kombëtares, por tiranasi nuk ka spikatur vetëm më ngjyra e kombëtares shqiptare por prej 6 vitesh është gjithashtu një ndër elementët më të spikatur tek skuadra kampione e Azerbajxhanit, Qarabagu.

Paraqitjet pozitive të 34 vjecarit si në kammpionat po ashtu edhe në Ligën e  Europës nuk kanë kaluar pa vëmëndjen e mediave azere, të cilat e kanë vlersuar sërish mbrojtësin shqiptar.

Shoqata e gazetarëve profesionistë në Azerbajxhan e ka shpallur Ansi Agollin lojtarin më të mirë të huaj në kampionatin azer. Një vlerësim jo i vogël i cili vërtëton edhe një herë formën optimale që tiranasi po shfaq tek Qarabagu, pavarësisht se nuk është më në pranverën e karrierës së tij.

Kjo është hera e dytë rradhazi që Agolli përfiton këtë cmim të rëndësishëm individual i cili dëshmon edhe një herë vlerat e tij.

Mbrojtësi është i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Qurbanov duke qënë në 10-en e parë të lojtarëve me më shumë prezenca, me 140 ndeshje të luajtura.

Ai ka një meritë kryesore në tre titujt kampion të fituar rradhazi nga Qarabagu. Ndërsa në skuadrën tonë kombëtare Agolli ka luajtur 64 takime dhe është një figurë e rëndësishme në ambjentin kuqezi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *