Ancelotti zbulon të ardhmen e tij pas shkarkimit nga Bayern

Updated: 22:26 - Tetor 2, 2017

Bayern Munchen e shkarkoi atë pak ditë më parë. Bëhet fjalë për trajnerin italian Carlo Ancelotti i cili ka zbuluar të ardhmen e tij në ditët në vijim.

Ancelotti, i cili lidhej me një kthim të mundshëm tek Milan ose në një skuadër kineze, ka konfirmuar se në 10 muajt e ardhshëm do të pushojë, duke refuzuar të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.

“Do të pushoj për 10 muajt e ardhshëm, pra nuk do të ketë një skuadër të re”, tha Ancelotti gjatë një takimi me gazetarë në Jerusalem, ku po merr pjesë në një akt bamirësie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *