Alves-Barcelona, Suarez-Chiellini, faktorët që “ndezin” sfidën Juve-Barça

Updated: 19:49 - Mars 17, 2017

Shorti i cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve sot përballi dy skuadra mjaft me peshë në Europë, italianët e Juventusit dhe spanjollët e Barcelonës.

Kjo sfidë, përtej spektaklit, pritet të sjellë dhe mjaft emocione në fushë për arsyen e disa faktorëve.  

1- Bardhezinjtë do të kërkojnë të hakmerren pas asaj finaleje të humbur ndaj katalanasve në vitin 2015.

2- Mbrojtësi Dani Alves do të luaj për herë të parë ndaj ish skuadrës ku e kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

3- Përballje speciale do të jetë edhe për Luis Suarez pasi do të luaj ndaj Giorgio Chiellinit, mbrojtësin të cilin ai kafshoi, për të cilin veprim u dënua rëndë.

4- Edhe për Gigi Buffon do të jetë një sfidë emocionuese pasi do të luaj ndaj Leo Messit, futbollistit të cilin ai e përshkruan si jashtëtokësor.

Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim datën 11 prill për të parë këtë supersfidë. 

/oranews.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *