Akuza “Ndeshja me Lokomtivën e Moskës ka qënë e trukuar”

Updated: 12:10 - Dhjetor 12, 2015

Skënderbeu i dha lamtumirën ligës së Europës duke u mposhtur 3-0 brenda në ‘Elbasan Arena’ përballë Lokomitvës së Moskës.

Skuadra bardhekuqe rezistoi deri në fund duke patur ende shpresa për të barazuar, por në mënyrë disi edhe të çuditshme pësoi dy gola nga minuta e 89-të deri ne minute e 91-et. Për ti shtuar dozat e dyshimit ka menduar edhe nje herë kompania e njohur e monitorimit të basteve në botë Federbet. Kjo kompani ka ngritur akuza të forta për një lëshim të mundshëm të skuadrës korçare në batutat përmbyllëse.

Në një komunikatë zyrtare shkruhet se për herë të 4-ët në këtë edicion Skënderbeu bëhet pjesë e dyshimeve duke përmenduar takimet kundër Crusaders dhe Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve dhe disfatën 5-1 ndaj Sportingut të Lisbonës në ‘Europa League’.

Si është e mundur shkruan ‘Federbet’ që në minutën e 77-të të ndeshjes Skënderbeu-Lokomotiv Moska koefiçenti që shënohen dy gola të ishte 1.75, e më pas situata u bë edhe më e pakuptueshme kur në minutën 87-të, atëherë kur duheshin edhe pak momente nga fundi dhe rezultati ishte 0-1 për ekipin rus, koefiçenti që ka edhe dy gola të tjerë u reduktua edhe më tej duke shkuar në 1.5

Numrat nuk gënjejnë deklaron kompania e njohur e monitorimit të basteve, besojmë se këtu kanë lëvizur shumë të mëdha parash për të fiksuar rezultatin përfundmitar.

Një akuzë e rëndë kjo e ‘Federbet’ që në një farë mënyrë njollos rrugëtimin e Skënderbeut në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

/Oranews.tv/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *