Agolli sqaron mungesën në Kombëtare: S’ka vend për diskutim, Panuçi do të testojë të rinj

Updated: 15:48 - Nëntor 4, 2017

Një nga emrat që nuk është grumbulluar me ekipin Kombëtar për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, është edhe Ansi Agolli.

Kapiteni i kuqezinjve, që luan me skuadrën e Karabakur në Azerbajxhan, duket se nuk shtë hatërmbetur për këtë veprim të trajnerit.

“Nuk ka asnjë vend për diskutim në lidhje me mungesën time në Kombëtare. Trajneri ka menduar që t’i japë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj që janë në pozicionin tim dhe kjo është gjë normale. Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe ai më ka konfirmuar besimin që ka te unë”, ka thënë shkurtimisht Agolli në lidhje me këtë çështje.

Tekniku Italianë i Kombëtares, Cristian Panuçi ka publikuar dje listën e lojtarëve të grumbulluar  për ndeshjen miqësore të datës 13 nëntor në Antalia me skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

Në listë vihet re se, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Teksa mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviç që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes. Nga FSHF mësohet se, sipas një rakordimi me trajnerin e skuadrës kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë.

Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *