5 faktorë për rilindjen e Interit

Updated: 15:27 - Tetor 25, 2017

Interi është i pari në Serie A. Sigurisht ndoshta vetëm për 24 orë, por sa më shumë javë kalojnë rezultatet bëhen më të rëndësishme . Kjo është befasuese, duke pasur parasysh pasojat dhe vuajtjet e një sezoni më parë. Si erdhi Interi në këtë pikë për të luajtur këtë shans?

Këtu janë disa faktorë kryesorë.

Humbjet me Sampdorian- Interi i sotëm është krijuar edhe falë dy humbjeve sezonin e kaluar me Sampdorian. Në tetor në Marassi, goli i Quagliarella çoi në ikjen e De Boerit dhe të një projekti që nuk kishte bazë solide. Por sot duket qartë se Spalletti ka diçka më shumë. Miku i tij Giampaolo ka “shkatërruar” dy paraardhësit, në fakt duke e detyruar Interin të kërkojë një drejtues të ndryshëm teknik dhe të besueshëm, i cili do të ishte një vlerë e shtuar.

Blerjet tek Sampdoria – Sulmuesi kryesor dhe muri mbrojtës vijnë nga Sampdoria: Icardi është një siguri tashmë; Skriniar është i freskët, por po aq i vendosur. Në mes Eder, zëvendësuesi i parë i sulmit. Një tjetër mund të jetë Torreira (tashmë në janar?).

Rikthimi i publikut – Sezoni kishte filluar mirë, edhe  para arritjes së rezultateve dhe performancës, kjo prej besimit dhe entuziazmit të publikut. Edhe pse në verë kushërinjtë milanezë ishin shumë më aktive në merkato, San Siro ka qenë gjithnjë streha e preferuar e popullit zikaltër.

Siguritë e rigjetura – E 12-ta në renditje vjet e para këtë vit. Krahasuar me sezonin e kaluar u arrit së pari gjetja e një identiteti të qartë taktik dhe soliditet mbrojtës. Ky i fundit u ndërtua gjithashtu me rikthimin në nivele të larta të Miranda dhe Handanoviç.

Krahët – Çelësi fundit është loja në krahë dhe përfshirja e lojtarëve të rinj Dalbert, Cancelo, Karamoh. Ndërsa titullarë janë dy lojtarë të padiskutueshëm si kroati Perisic dhe Candreva. Të dy garantojnë më shumë cilësi, gola dhe asiste./ATA/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *